Czytaj książkę: «Dashuri qe Vret (Shqip)»
Dashuri që Vret.
( Për të rritur +18 )
Dashuri që Vret!!!
HYRJA
Historia bazohet vërtet në fantazi, por duke patur parasysh jetën e ditëve të sotme dhe nga ngjarje të ndryshme ,kjo fantazi kthehet në realitet nga Autori.Dashuria është vertet burimi i jetesës tonë që neve na gëzon tej mase sapo njihemi me të dhe na hidhëron akoma më shumë kur e humbasim atë….. Ajo mund të kthehet në urrejtje dhe në tragjedi pikërisht kur e humbet, e njejta gjë ndodh mes Evës dhe Richardin në këtë libër. Mund të besosh dhe të mos anashkalosh asgjë nga kjo Dashuri,,ruaje dhe mbaje të pastër si vet shpirtin tënd, kur e ke „Ate“….se kur e humbet mund të humbasësh edhe arsyen duke bërë veprime nga më të ndryshmet……..Të gjitha këto mund të kuptohen fare mirë nën brendësin të faqeve të këtij libri.
Këtu arrihet të gjendet makthi ,frika, erotik, ndjenjë dhe arsye.
Kjo e bën më interesante historin e ndodhur pikërisht në atë Qytezë të vogël dhe me një pyll të dendur e të bukur, kur qetësia mbizoteronte. Gjithcka të bën të ndjehesh edhe ti vërtet Protagonist në të gjitha ditët që përjetojnë të tre personazhet kryesore,si Richard, Eva dhe Pedagogia e re e sapo emëruar në atë Universitet, me emrin Sara.Aty do zbulohet gjithçka,tradhëtia,dashuria ,ndjenjat e ndezura të këtyre personazheve që përjetojnë në jetën e tyre. Ku vërtet arsya ndahet nga erotizmi dhe të bën të ndryshosh edhe drejtim në jetë. Ndezja e zjarrtë e ndjenjave njerëzore shpesh herë bën njerzit të bëjnë gabimet e tyre në jetë nëse vërtet kontrolli del jashtë arsyes.Nuk mbetet gjë tjetër vetëm mund të thuhet ,Lexojeni atë për të kuptuar realitetin e ndjenjave njerzore…..Ju uroj lexuesve lexim të këndshëm në vazhdim dhe ju falenderoj përzemërsisht.
Kapitulli I
Era, pëshpëriste nga jashtë, duke lëkundur ato dritare gjysmë të prishura në atë kasolle që gjëndej shumë larg nga shtëpite e tjera përreth,ku gjendej në mes një Pylli të vogël. Aty Richard takohej gjithnjë me Evën.Të dy fshehurasi vinin çdo ditë aty,për të mos rënë në gjurmët e Prinderve të tyre. Ishin të dy në shkollë, sa mbaronin mësimin ata me një frymë vinin në këtë Kasolle të veçuar diku në mes të Pyllit. Aty dhe dashuroheshin, putheshin dhe ndanin ndjenjat e tyre. “PO..në atë vend të qetë ku vetëm Era dëgjohej që bënte të lëkundeshin gjethet e Pemëve dhe cicërimat e zogjve. Richardi dhe Eva ishin nxënës të mirë,mësonin në Universitet që të dy për Shkenca Natyrore. Shtëpitë e tyre gjendeshin pothuajse në qënder të qytetit, pak kilometra larg nga ky pyll i vogël por i dendur me pemë.Ata njiheshin që në vogëli me njeri - tjetrin dhe dashuria tyre,ishte vërtet e pastër,ata ndanin gjithçka bashkë,mendimet,gëzimet,pra gjithçka. Eva e donte shumë Richardin ,ajo ishte dashuruar me të që kur ishin në shkollë fillore..edhe pse familjet e tyre njiheshin duke qenë se ishin afër. Ngjarjet kishin rrjedhur si të programuara për të dy. Askush nuk dinte gjë për dashurin e tyre të fshehtë, as prindërit dhe askush tjetër. Richardi ishte djalë simpatik,flokë zi dhe me dy sy të rrumbullakët të bukur ngjyrë kafe,me një trup të formuar mire,me shpatulla të gjëra ku dallohej edhe fuqia e tij mashkullore.Kurse Eva ishte edhe ajo brune, po shpesh herë i lyente dhe floku i saj ndriçonte nga ngjyra e kuqërremtë që vërtet i shkonte aq shumë. Ajo kishte një trup të imët por të rregullt dhe mund të thuhej vërtet që binte në sy, ishte vajzë shumë seksi, me trup të zhdërvjelltë të bukur si një Selvi. Ajo kishte sy të bukur ngjyrë jeshil,binte shumë në sy edhe nga trupi i formuar aq mirë sikur të ishte marre vetëm me Sport. Ata përshtateshin vërtet të dy.Ditët kalonin dhe shkollës po i afroheshin Pushimet Verore. Ata mezi i prisnin këto pushime se gjithnjë Verën e kalonin bashkë në Plazh. Nga çdo normalitet që gjendej mes tyre ndodhi edhe diçka krejt e pazakontë, prej sëcilës do ishte dhe shkaku kryesor i grindjeve të më vonëshme mes Richardit dhe Eves. Ajo, bëhej xheloze për të sepse e donte marrëzisht, por edhe Richardi e donte vërtet, pavarsisht se gjithnjë mundohej të mos e jepte shumë veten duke mos shfaqur ndjenjat e tij ndaj saj. Në fund të ketij Sezoni shkollor në shkollën e tyre kishte ardhur edhe një Pedagoge e re, një vajzë që dukej s,kishte shumë që edhe Ajo kishte perfunduar shkollën e saj. Pra, ishte e sapo ardhur aty në Universitet, sapo emëruar në pozicionin e saj si Pedagoge.Dhe pamja e saj ishte mjaftë tërheqëse, sa vërtet shumë nga nxënësit mund të Ëndërronin ta kishin pranë dhe….‘Sara, quhej dhe pedagogja e re me një trup shumë përfekt ,flokë të gjatë bjonde,sytë e bukur që kishte, dukej sikur të përpinte e tëra me shikimin e saj, gjatë shpjegimit të mësimit.Vërtet nxënësit e shikonin me aq vëmendje sidomos djemtë, në ç‘do Klasë mbizotëronte një qetësi e madhe, kur niste të shpjegonte mësimin.E tëra kjo ndodhte, jo se nxënësit përqëndroheshin në mësim, por tek „Ajo“, në veçanti sidomos djemtë..Vajzave i pëlqente edhe atyre pedagogia e re, po si vajza që ishin, ata nuk mundeshin dot të pranonin faktin se „ Ajo“ ishte më e bukur nga ata?
Eva, gjithashtu në njëfarë mënyre filloj edhe ta urrej, kjo ndodhi pikërisht kur Sara,pra Pedagogia e re i afrohej gjithnjë e më tepër Richardit..Sa herë që shpjegonte mesimin, ajo e shikonte Richardin vërtet ndryshe, nga djemtë e tjere të klasës..Richardit në fakt i pëlqente gjithnjë të ishte në qendër të vëmendjes.Jo se, ishte një djalë mëndjemadh por Ai kishte tipin të tillë, e kjo gjë filloj ta shqetësoj Even në lidhje me pedagogen e re.Në njëfarë mënyre „Ajo pedagoge seksi“ po shqetësonte ndjenjat e Evës ndaj Richardit.Po ndizte „flakën“ tek ajo vajzë shkollore edhe pse Sara nuk mund të dallonte që në fillim se çfarë Eva përjetonte brenda vetes së saj, brenda ndjenjave të saj kundrejt të dashurit që kishte, pra Richardit.
Kapitulli II
Ashtu sikurse edhe në çdo ditë shkolle,ata sapo mbaronin shkollën niseshin të dy drejtë asaj kasolle të vogël në atë pyll të dendur, por këtë gjë nuk mund ta bënin çdo ditë, nga fakti i prindërve që edhe mund të kuptonin pastaj diçka rreth dashurise së tyre?Kështu u nisen për tek kasollja e kashtës në pyll. Rrugës të dy putheshin,shtrëngonin duart me njëri - tjetrin dhe vërtet të jepnin përshtypjen e dy Pëllumbave të bukur, të dashuruar,që jetonin dhe përjetonin atë harmoni të lidhjes së tyre. Rruga e pyllit ishte e dallgëzuar dhe as linte të kuptohej që ishte si rrugë.Pylli mbulohej i tëri me një bar të njomë ,me plot lule të ndryshme dhe me një mori të madhe pemësh shtatlartë,duke bërë të krijohej një hije e tërë e madhe dhe gjithashtu një bukuri mahniste në të gjithë pyllin. Dukej gjithçka si një tablo e pikturuar nga një piktor. Sapo futen në kasolle, Richardit s“po i durohej, ishte nxehur i tëri dhe mezi po priste sa të bënte dashuri me Even.Ai mbyll derën, filluan të putheshin fort të dy dhe të shtrëngoheshin trup me trup..Eva,e donte edhe ajo këtë gjë,ndjehej mjaftë mirë afër tij dhe në shoqërinë e tij. Ndjehej e përkëdhelur dhe në njëfarë mënyre pse jo edhe me fat,që kishte Richardin,se vërtet ishte djalë simpatik ku vajzat e tjera e dëshironin gjithashtu ta kishin ate.Ai dinte ta mbërthente atë si një „Skifter“ i fuqishëm me krahët e tij, me shpatullat e gjëra me pellëmbët e dorës së tij plot fuqi. Gjithçka po bëhej rrëmuje në atë kasolle,, në këmbët e tyre tashmë gjendeshin rrobat e hedhura tutje.
Darmowy fragment się skończył.