Lisi i gjakut

Tekst
Kur fjalët vrasin
0
Recenzje
Przeczytaj fragment
Oznacz jako przeczytane
Jak czytać książkę po zakupie
Opis książki

Të dashur lexues, më lejoni, t'ju prezentoj veprën time të botuar. Është një ndër veprat e para në fushë të letrave, por jo e para vepër e jetës s'ime. Se një tjetër vepër, si një ndër komandantët e një njësie të UÇK-së në Kosovë, unë me shokë, e kam shkruar gjatë luftës për liri. Pra, ky është një ditar i atyre ditëve të zjarrta, kur rinia kosovare – dhe jo vetëm ajo – hodhi pushkën në sup, dha edhe jetën, që të zbohej nga vatrat uzurpatori shekullor serb dhe liria të përflakte çdo zemër shqiptare. Siç edhe do ta lexoni, libri ka shumë jetë, shumë dashuri e mbi të gjitha shumë vërtetësi. Detyra ndaj Kosovës së robëruar, me sakrificën sublime e heroizmin, janë të shkrira organikisht e bëjnë apel, sidomos për brezat që do të vijnë; që kurrë, në jetë të jetës, të mos harrojnë kalvarin shekullor të Kosovës për të mbërritur tek liria e pavarësia. Si dëshmitar e protagonist i atyre viteve të zjarrta, unë, si autor, nuk lë të paidentifikuar asnjë problem. Edhe pse mbajta në beteja flamurin e UÇK-së, edhe pse isha komandant i një njësie luftarake, e cila ka shkruar me gjakun e dëshmorëve historikun e saj të lavdishëm, unë kam kurajon të ngre zërin e të themë disa gjëra për komandën eprore, se si disa punë e veprime duhej e mund të ishin bërë më mirë. Gjithsesi unë, si komandant i ri në moshë, por jo në mendime, jam krenar për çfarë kam bërë me shokët e mi. Këtë, përmes faqeve të librit, lexuesi e ndjen – sikurse e ndjen edhe modestinë – se çdokush, që kishte në deje gjak shqiptari, këtë sakrificë ia kishte borxh Atdheut dhe Kosovës. Libri përbën një kontribut, jo të papërfillshëm, për historikun e Luftës Çlirimtare të UÇK-së e të Kosovës martire dhe, si i tillë, shpresoj se çmohet nga lexuesit, që do ta marrin në duar. Me nderime dhe respekt, ju falënderoj! Autori

Szczegółowe informacje
Ograniczenie wiekowe:
0+
ISBN:
9783758464010
Wydawca:
epubli
Arber Shabanaj "Lisi i gjakut" – pobierz epub, mobi, pdf lub przeczytaj online. Zamieszczaj komentarze, recenzje i głosuj na swoje ulubione.

Отзывы

Сначала популярные

Оставьте отзыв